Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS NË MERKATO/ Inter dhe “Kuqezinjtë” kërkojnë “fantazistin” gjerman…

Karriera e gjermanit Mesut Ozil, dy sezonet e fundit është në rënie të lirë. Lojtari i Arsenalit, nuk po jep në fushën e lojës atë që pritet dhe klubi do ta largojë atë.

Ozil përfiton në javë 400 mijë euro, rrogë e lartë për një lojtar që nuk po jep brenda pritshëmerive dhe i ka dhënë fund durimit të tifozëve.

Kështu siç raporton “Daily Mirror”, Milani dhe Interi janë gati të sakrifikojnë dhe të marrin Ozilin në Itali gjatë merkatos së janarit.

Trekuartisti i londinezëve është  i hapur për një largim, pasi po sheh që nuk ka më besimin e trajnerit dhe të tifozerisë.

Pritet janari për të parë nëse Interi dhe Milani do të lëvizin për të siguruar shërbimet e Ozilit.

Kujtojmë që 31-vjeçari në karrierën e tij, ka luajtur për ekipe si Shalke, Verder, Reali dhe së fundmi Arsenali.

Related posts

“ZLATAN IBRAHIMOVIC I DOBISHËM”/ Capello: Juventus nuk e mban kot Buffon dhe Chiellinin

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc me këmbë në tokë: Mos prisni mrekullinë nga Ferrari

Delo.autor

REAL MADRID-OSASUNA/ David Alaba, lideri i ri i mbrojtjes së “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment