Futboll Seria A Sport

West Hami ofertë për Yarmoleknon, Lazio synon mesfushorin e Milanit

Duke parë vështirësitë për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Felipe Anderson nga Lazio, West Ham duket se ndryshon objektiv. Anglezët kanë hedhur sytë nga Bundesliga dhe konkretisht te futbollisti i Borussia Dortmund, Andriy Yarmolenko. “Hammers” kanë ofruar rreth 17 milionë paund për të marrë shërbimet e ukrainasit, ndërkohë që ende nuk dihet përgjigja e skuadrës gjermane. 28-vjeçari u transferua në Bundesligë një vit më parë nga Dynamo Kiev për 23 milionë paund, por asnjëherë nuk arriti të shkëlqejë në “Signal Iduna Park”.

Ndërkohë merkato është e nxehtë edhe në SerieA. Mediat italiane shkruajnë se Lazio është gati të bëjë një ofertë për futbollistin e Milanit, Fabio Borini. 27-vjeçari shënoi pesë gola për kuqezinjtë në sezonin e kaluar, ndërsa është një lojtar që ka vërtetuar se mund të luajë në disa pozicione të ndryshme në fushë. Kjo duket se është edhe arsyeja se përse italiani pëlqehet shumë nga trajneri i Lazios, Simone Inzaghi. Edhe sezonin e kaluar, kur Borini luante te Sunderland, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare tentoi ta sillte në Romë, por më pas 27-vjeçari u transferua te Milan.

Related posts

PËRBALLJA NË “EMIRATES”/ “Djajtë e Kuq” befasojnë Arsenalin në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

DHUNA NDAJ ARBITRRIT NË SUPERIORE/ Eldorian Hamiti gjithnjë në TELASHE prej…penalltive. Çfarë ndodhi 1 vit më parë (VIDEO)

F.autor

Takaj: UEFA do të bëjë kurban Skënderbeun, këtë vit në Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment