Sport Të tjera

PREMTIM BOMBASTIK/ Trajneri Ruli: Smajlaj do të kërcejë mbi 8.3 metra

Gjergj Ruli, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës ka komentuar zhvillimet në sportin e atletikës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Ruli flet që nga anulimi i Maratonës së Tiranës, për të vijuar me gjendjen dhe rezultatet e sportistëve, ku bën një premtim bombastik për atletin Izmir Smajlaj. Ai deklaron publikisht se shkodrani do të kërcejë mbi 8.3 metra.

-1200-630-3657a0ddb5cb5434891fb72b43e83a23

ANULIMI I MARATONËS

“Maratona e Tiranës e cila për herë të parë do të bëhej e plotë 42 km nuk do të mbahet për arsye të pandemisë, sepse është e pamundur që të ruash distancat mes njerëzve në një aktivitet kaq masiv. Një ‘COVID’ i pabesë, që nuk fal as sportistët dhe askënd tjetër.

Gara nuk do të zhvillohet, pasi kemi të bëjmë me një përgjegjësi shumë të madhe si nga ana bashkiake ashtu edhe nga federata, pasi këtu bëhet fjalë për një aktivitet me pjesëmarrje të gjerë, ku parashikoheshin rreth 4 mijë vrapues.

maxresdefault (1)

Pra është e pamundur që të organizojmë pritjen dhe përcjelljen, duke qenë se nuk i kemi burimet njerëzore në një situatë të tillë. Është e pamundur që të sigurojmë tamponë për të gjithë dhe e gjitha kjo është e pamenaxhueshme. Kështu që ne dhe drejtoria e sportit në bashki kemi marrë një vendim që kjo maratonë të mos bëhet”, shprehet Ruli për eventin që ishte parashikuar të mbahej më 18 tetor në kryeqytet.

SPORTISTËT

Ruli fillimisht vlerëson paraqitjen fantastike të Luiza Gegës në Maratonën e Shkupit, aty ku atletja shqiptare zuri vendin e parë, duke vendosur edhe rekordin kombëtar: “Do të falënderoja Luiza Gegën për rezultatin historik që regjistroi në Maratonën e Shkupit, ku për herë të parë një femër shqiptare bën 42 km, duke regjistruar një rezultat të shkëlqyer”.

Me tej kreu i FSHA-së i cili është gjithashtu edhe trajner i Izmir Smajljat, premton rezultate bombastike nga shkodrani: “Izmiri është në një gjendje të mrekullueshme rikuperimi, duke lënë kështu pas krahëve dëmtimin. Shikoj një seriozitet të lartë në punën që bën ky atlet, i cili ka nisur stërvitjen prej 4 javësh. Pretendoj dhe premtoj që rekordi i kërcimit për së gjati në vitin që vjen do të jetë mbi 8.3 metra dhe për këto fjalë mbaj përgjegjësi, që është një rezultat i nivelit botëror. Jam 100% i bindur se me Izmir Smajljan do të bëjmë historinë e kërcimit, duke regjistruar rezultat mbi 8.3 metra.

Ajo që kërkoj është vetëm që të na krijohen mundësitë nga biznesi, qeveria, bashkia, apo Komiteti Olimpik për këtë atlet”, thotë Ruli, i cili më tej citon edhe talentet e tjera të atletikës shqiptare: “Dua të përmend edhe Haldi Valikajn, i cili është një talent në kërcimin për së gjati dhe i uroj që në vitin 2021 të ruajë të njëtin nivel e pse jo të rritet akoma edhe më shumë.

Franko Burraj gjithashtu, është një ndër talentet e mëdha që ka Shqipëria, pa harruar të gjithë grupin e talentuar të sportistëve që punojnë me Taulant Stermasin. Apo David Nikollin që po paraqitet mjaft mirë në Itali. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë stafin e federatës dhe sekretarin e përgjithshëm për punën e bërë gjatë këtyre viteve”.

VILDAN TUFI

Në fund, Ruli ka mesazh edhe për Vildan Tufin, trajnerin legjendar të Vllaznisë, i cili po kalon një gjendje të vështirë shëndetësore: “I uroj një shërim të shpejtë Mjeshtrit të Madh, Tufi dhe shpresoj që ta kemi sa më parë në krah me pasionin që e ka karakterizuar gjithmonë. Një njeri që ka dhënë gjithçka për atletikën, i cili sot nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore”, përfundoi presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Fotot e vjedhura të Schumacher, në shitje për 1 milion euro

Delo.autor

“PËRQAFOJE EDHE NJË HERË RONALDON PËR MUA”/ Futbollisti i Kombëtares i bën komentin epik Vrionit (FOTO)

Delo.autor

MIQËSORJA SPANJË-SHQIPËRI/ Mësohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Barcelonë

F.autor

Leave a Comment