Futboll Sport

Xhaka në “kundërsulm” ndaj Federatës Zvicerane: 60% e skuadrës është e huaj

Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë ngjalli një debat të vjetër. Kjo ndodhi jo vetëm në shtetin zviceran por edhe më gjerë. Gjithë debati u krijua për shkak se 2 golashënuesit e ndeshjes, Xhaka dhe Shaqiri, festua me shqiponjë. Disa ditë më parë sekretari i përgjithshëhm i Federatës Zviceriane u shpreh se nuk duhet të ketë futbollistë në kombëtare me 2 nënshtetësi. Megjithatë Xhaka nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate, pasi siç dihet ai është më origjinë kosovare.

“Kur po luanim në Rusi dhe ishte problemi i shqiponjës, Aleksi erdhi duke na thënë që të mos shqetësohemi, pasi do të kishim mbështetjen e tij në çdo moment, ndërsa pas eliminimit, i njëjti person thotë që lojtarët me 2 nënshtetësi nuk duhet të luajnë.

Deklarata e tij vjen drejtpërdrejtë te unë dhe te futbollistët e tjerë si unë. Ai kishte të drejtë të thotë kështu, nëse unë apo të tjerët nuk do të jepnim maksimumi, por ne vijmë nga Rusia me vetëm një humbje.”, shprehet Xhaka. Por ai sqaron edhe situatën e të tjerëve në kombëtare

Ne të gjithë jemi zviceranë dhe luajmë për kombëtaren e Zvicrës, pasi jemi padyshim mirënjohës për atë që Zvicra na ka dhënë. 50-60% e skuadrës është me dy nënshtetësi, pasi familja ime është nga Kosova, Embolo nga Kameruni, Akanzhi nga Nigeria e Rodrigez nga Kili. Gjithashtu, edhe Petkoviç është me dy nënshtetësi, por ne derdhim djersë dhe gjak për skuadrën kombëtare. Deklaratat e tij kanë sjellë shumë pakënaqësi dhe zhgënjim te ne”, përfundoi Xhaka.

Related posts

“KOMBËTARJA ME LUHATJE, PASI…”/ Flet Hamdi Salihi për gjëndjen e “KUQEZINJVE” pas largimit nga De Biasi

Delo.autor

Një mal me gola, të gjithë çmenden për talentin 17-vjeçar nga Championshipi…

Sadik.Autor

Reali në alarm, Manchester United shumë afër blerjes së yllit të ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment