Futboll Seria A Sport

Francesco Totti: Dhjetën time mund ta marrë vetëm ky futbollist…

Francesco Totti përgatitet për sezonin e tij të dytë si drejtues i Roma, skuadër ku shkroi historinë e tij si futbollist. Ish-kapiteni ka folur nga San Diego e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku verdhekuqtë po marrin pjesë në një turne miqësor.

Ai flet për tre blerjet më të rëndësishme të Roma, Coric, Kluivert dhe Pastore: “Pastore ishte futbollisti që na duhej, ndërsa Kluivert është njëlloj si i ati i tij, me një ndryshim që Patrick ishte më shumë golashënues, ndërsa Justin punon më shumë dhe është më i shpejtë. Më ka pëlqyer shumë edhe Coric. Teknikisht është një nga futbollistët më të mirë të kam parë në jetën time dhe nuk e ekzagjeroj kur them se tifozët e Romës do të mbeten gojëhapur.”

Atyre që i thonë se ndoshta ka ardhur momenti që dikush të marrë fanellën e tij me numrin 10, Totti i përgjigjet: “E kam thënë gjithmonë se nuk duhet hequr përgjithmonë numri 10, si ka bërë Napoli me Maradonën. Eshtë puna e klubit të gjejë një zëvendësues dhe fëmijët që luajnë me Roma kanë të drejtë ta ëndërrojnë ashtu si bëja unë. Për shembull do t’ia jepja me kënaqi Leo Messi-t. Do të shkoja personalisht në aeroport për t’ia dhënë.”

Related posts

HARROJENI MESIN DHE RONALDON/ Ja kush është lojtari më i paguar në botë (FOTO)

Isa.Autor

FENOMENAL/ REKORD pas REKORDI: RONALDO pushton edhe GOOGLE në…

Isa.Autor

Dua Lipa “kuqezi”, bën parashikimin para finales: Me rezultatin 3-2 fiton…(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment