Futboll Sport

Zbulohet dëshira që Mourinho i ka shprehur drejtuesve të United…

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, ka deklaruar se pret nga drejtuesit e klubit të tij të bëjnë blerjet e nevojshme për ekipin e tij, kur mbeten edhe dhjetë ditë nga fundit i merkatos në Premier League.

Klubi i Premier League ka marrë Diogo Dalot nga Porto dhe brazilianin Fred nga Shakhtar Donetsk, por trajneri portugez ka kërkuar edhe dy përforcime të tjera, mes të cilëve një qendërmbrojtës.

“Unë do të doja shumë të kisha edhe dy futbollistë të tjerë. Nuk e di a do t’i kem të dy, por besoj se drejtuesit e Manchester do të më sjellin të paktën edhe një përforcim. Kjo është e mundur, kjo është dëshira ime,” – tha Mourinho për “Daily Star”.

Manchester nuk ka fituar asnjë nga katër miqësoret e luajtura deri tani, duke humbur tre prej tyre. “Special One” shtoi: “I kam dhënë klubit një listë me pesë futbollistë, disa muaj më parë, tani dua të shoh se të paktën ndonjë prej tyre do të vijë. Nëse është e mundur do të jem i lumtur, nëse jo, do të vazhdojë të punojë fort dhe me besim te futbollistët që kam aktualisht.”

 

Related posts

JUVENTUS-EMPOLI/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon talenti…

Delo.autor

LIVE/ “Beteja e jetës”, Gjermania luan kualifikimin ndaj Koresë së Jugut

Sadik.Autor

Statistika skandaloze/ Partizani ka 12 vite pa fituar një ndeshje në Kupat e Europës

Isa.Autor

Leave a Comment