Futboll Sport

E PAFALSHME/ Liverpool e ka portën e “mallkuar”, ja gafa e Alisson në miqësore (VIDEO)

Përgatitjet për sezonin e ri me fanellën e Liverpoolit nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë për portierin Alisson Becker.

“The Reds” zhvilluan miqësoren e radhës kundër Lyon në Gjenevë të Zvicrës.

Në këtë ndeshje, startues nga minuta e parë ka qenë edhe Alisson, që u kthye në skuadër pasi triumfoi me Brazilin në Kupën e Amerikës.

Portieri brazilian bëri një gafë të pafalshme, ku u tregua i pasaktë në kontrollimin e një topi në minutën e 3-të të ndeshjes.

Jo vetëm kaq, por portieri shkaktoi faull brenda zone dhe gjyqtari akordoi penallti, e cila u shndërrua në gol nga Memphis Depay.

Gjithsesi kampionët e Europës për klube e përmbysën dizavantazhin, duke fituar në fund me shifrat 3-1.

Related posts

PAMJET/ Theu rekordin e Eto’o dhe hyri në historinë e Mallorcës, ja si e nderoi klubi spanjoll yllin e Kosovës

F.autor

Nga anëtarët e qeverisë RAMA deri te bukuroshet SEKSI, njihuni me VIP-at që marrin pjesë në MARATONËN E TIRANËS

Isa.Autor

NUK QENKA MIRË/ Spalletti: Përjashtimi im i DREJTË. Penalltia? Ishte edhe e Manolasit…

Isa.Autor

Leave a Comment