Futboll Sport

Zbulohet prapaskena/ Valon Berisha shkoi te Lazio se foli shqip me Igli Taren

Kur bën negociata me lojtarë të ndryshëm e rëndësishme është të kuptohesh mirë me ta dhe Igli Tare nuk e ka pasur të vështirë të bindë Valon Berishën të veshë fanellën e Lazios.

Fakti se ka bërë negociata në gjuhën shqipe drejtpërdrejt me lojtarin, ka ndikuar shumë në këtë mes, siç tregon drejtori sportiv i Salcburgut, Kristof Frojnd.
“Valoni është një mesfushor i kompletuar, i aftë teknikisht dhe i fortë fizikisht. Mund të mbulojë role të ndryshme, është i zoti si në mesfushën me tre, ashtu edhe në atë me dy. Mund të jetë lojtar qendre apo organizator, por edhe mund të luajë më përpara, në mbështetje të dy sulmuesve. Ai është shumë ambicioz dhe në këto nivele, ndihmon shumë.

Përveç të tjerave është shumë inteligjent, flet në mënyrë perfekte 4-5 gjuhë, ka mësuar me shpejtësi gjuhën gjermane që është një gjuhë e vështirë, gjë që tregon se është një djalë i përmbajtur. Jam i bindur se do të integrohet shumë shpejt”, tha drejtuesi i klubit austriak në një intervistë për “GDS”.

Sipas tij, zgjedhja që ka bërë është mbi të gjithë aftësi e Tares. “Kishte shumë klube që e kërkonin, merita e mbërritjes së tij te Lazio është mbi të gjitha e Tares. Ai i tregoi menjëherë vlerësimin e madh për të dhe fakti që i foli në gjuhën shqipe me siguri ka ndihmuar. Sapo Lazio u bë e gjallë, nuk kishte asnjë dyshim më. Si për prestigjin e kampionatit italian, si për vlerën e klubin bardhekaltër”, shpjegoi Frojnd.

 

Related posts

“AI ËSHTË NJË PERSON I ARTË/ Legjenda Totti: Pirlo duhet të jetë një kampion edhe në stol, Juventus nuk ka bërë…

Delo.autor

FORMULA 1/ Rinovim me shifra të “çmendura”, ja si Mercedes po bind Hamilton të qëndrojë

Delo.autor

NBA/ Sezon i mallkuar për Golden State, ylli i ekipit thyen dorën

Delo.autor

Leave a Comment