Futboll Sport

Deschamps: Siç ndalëm Messin do të ndalojmë edhe Belgjikën

Më datën 10 korrik do të luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit “Rusi 2018”, ku përballë njëra-tjetyrës do të jenë skuadra e Francës dhe Belgjikës, një derbi europian, dy nga skuadrat më të mira, që me meritë kanë arritur deri këtu. Trajneri i “gjelave” Didier Deschamps ka folur 24 orë para duelit, duke u shprehur se nuk i trember “djajve të kuq” belgë. Sipas trajnerit francez, fakti që kanë arritur të ndalin një kampion si Lionel Messi është domethënëse.

“Jemi përgatitur për çdo të papritur, pavarësisht se si rivalët tanë do të luajnë në këtë sfidë. Përgatitja është e njëjtë si për ndeshjet e tjera. Njësoj si kur mundëm Argjentinën dhe ndalëm Messin një javë më parë. Kante e bllokoi mjaft mirë argjentinasin, kjo është e vërteta dhe kur Leo luajti ndaj nesh, thuajse ishte inekzistent në fushë”, tha Deschamps për mediat.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet mnë Shën Petërburg. “Belgjika nuk ka ardhur rastësisht deri këtu, është një skuadër e fortë dhe me shumë talente. Personalisht e respektoj shumë këtë ekip. Ndaj Brazilit bënë një ndeshje të madhe, me një plan loje specifik, duke përforcuar mesfushën dhe mbyllur hapësirat dhe brazilianët nuk arritën të depërtonin. Ka shumë gjasa që këtë gjë të bëjnë edhe ndaj nesh, por jam i bindur se do të jemi gati”, u shpreh Deschamps.

Related posts

JO VETËM SHAQIRI DHE XHAKA/ Vitsel shpjegon pse feston me “SHQIPONJË”

Isa.Autor

TEUTA KAMPIONE E SUPERIORES/ Kapiteni Arapi: Ky titull më ka shijuar më shumë se gjithë të tjerët

Delo.autor

“ZIKALTËRIT” U TËRHOQËN NGA GARA PËR MESFUSHORIN/ Milan pranë transferimit me talentin italian…

Delo.autor

Leave a Comment