Futboll Sport

Mediat argjentinase hedhin dyshime, Ikardi, jashtë prej klanit “Messi”

Përjashtimi i Mauro Ikardit nga skuadra e Argjentinës në Botëror ka ardhur për shkak se ai nuk është pjesë e klanit të Lionel Mesit. Një gjë të tillë e pohojnë mediat argjentinase. Sulmuesi i Interit u injorua nga Horge Sampaoli, pavarësisht se është konfirmuar si një prej sulmuesve më të mirë gjatë sezoneve të fundit. 25-vjeçarit iu komunikua që në muajin prill se ai nuk do të ishte në avionin që do të dërgonte nënkampionët e botës në Rusi.

Dhe sipas shtypit vendës, legjenda e Barcelonës, nga i cili pritet të jetë i fundit shans për ta dërguar kombëtaren në majën e botës, ka gishtin e tij në lënien jashtë të sulmuesit që shënoi 29 gola në 34 javët e Serisë A këtë sezon. Për Ikardin, lënia jashtë Botërorit nuk ishte një surprizë. Ai e pranoi në fillim të këtij viti se nuk priste që të ishte në listën me 23 emra. “Nuk ka asgjë të çuditshme”, tha Ikardi për “Ole”. “Mendoj se ndodhi për shkak se nuk kisha luajtur mjaftueshëm.

Nuk e di nëse unë iu bashkova ekipit kombëtar në momentin e duhur për shkak të presionit me të cilën u përballëm. Por unë bëra atë që mu kërkua nga stafi teknik dhe e vërteta është se jam shumë i kënaqur që luajta një rol në kualifikuese”. Pavarësisht mungesës së tij, amerikano-jugorët kanë një potencial të jashtëzakonshëm në sulm. Mesin do ta ndihmojnë dyshja e Juventusit, Paulo Dibala dhe Gonzalo Higuain, ndërsa Serxho Aguero mbetet një tjetër opsion për Horge Sampaolin. Argjentina do të luajë në Kupën e Botës kundër Islandës, Kroacisë dhe Nigerisë në Grupin D.

Related posts

SHKËLQEN NË BJELLORUSI/ Kundërsulm vrastar, mesfushori Ahmedi shënon në fitoren e thellë të Shahtjor Soligorsk (VIDEO)

Delo.autor

SI RRALLËHERË/ Njihuni me 20 FYTYRAT e përfshira në operacionin “NEYMAR”

F.autor

FITOI TITULLIN KAMPION ME PSG-NË/ Mbappe: Ja klubi im i ardhshëm, Real Madridin…

Delo.autor

Leave a Comment