Futboll La Liga Sport

Zbuloni planin e Barcelonës për të transferuar talentin holandez të Ajax

Çfarëdo që të ndodhë me Willian dhe Rabiot, Frankie de Jong, mesfushori i Ajax, është ende në preferencat e Barcelonës. Katalanasit po shohim mundësinë e arritjes së akordit me klubin holandez, përmes një opsioni blerjeje për vitin e ardhshëm, ashtu sikurse ka vepruar me Arthur. Kjo mundësi do t’i shërbente lojtarit për të fituar edhe më shumë eksperiencë dhe besim në lojën e tij.

De Jong nuk ka debutuar ende me ekipin kombëtar të Holandës, por Ronald Koeman siç shkruajnë mediat e ka në planet e tij për ta thirrur së shpejti. Disa nga agjentët blaugranë janë takuar me menaxherin e lojtarit, Ali Dursun. Gjithashtu edhe Rob Jansen ka ndërhyrë për të ndikuar te drejtuesit e Ajax, që t’i bindë për të shitur lojtarin te Barça. Jansen ishte agjenti i Overmas dhe Va nder Sar.

De Jong është aktivizuar që nga 2016-ta me ekipin e dytë të Ajax “Jong Ajax”, ku ka zhvilluar 46 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola. Ai shihet si një talent premtues në të ardhmen ndaj drejtuesit e kampioneve të La Liga-s dëshirojnë që t’a kenë në skuadrën e tyre dhe po bëjnë të pamundurën që të bindin drejtuesit e skuadrës holandeze për t’a pasur në skuadër.

Related posts

“NDIZET DERBI”/ “Me ty u linda, me ty u rrita”, TIRANA i përgjigjet PARTIZANIT (VIDEO)

Isa.Autor

Tenisti shqiptar takohet me Presidentin e SHBA-së

Sadik.Autor

NUK PRANOI TË DALË NGA FUSHA/ Shikoni si shoku i ekipit e nxjerr me zor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment