Bundesliga Futboll Sport

BOMBERI JEP SINJALE LARGIMI NGA BAYERN/ Ylli Lewandowski: E ardhmja? Jam mendjehapur

Robert Levandovski i ka shtuar zërat e një largimi të tij të mundshëm nga Bajerni i Mynihut këtë verë, duke pranuar se është mendjehapur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak, i cili këtë sezon theu rekordin e golashënuesit më të mirë të historisë në Bundesligë, Gerd Myler (1971-1972), duke shënuar një gol më shumë se legjenda (41), vazhdon të përmirësojë çdo vit statistikat e tij, edhe pse është 32 vjeç.

Gjatë një interviste për televizionin francez “Canal +”, numri 9 i rekordmenëve gjermanë tha: “Unë mbetem mendjehapur. Ndihem shumë mirë të Bajerni, qyteti i Mynihut është i shkëlqyer dhe Bajerni është një klub i madh. Jam gjithnjë kurioz për të mësuar një gjuhë të re, një kulturë të re. Por nëse do të jetë në futboll apo pas karrierës time, këtë nuk e di”.

Në lidhje me thyerjen e rekordit të Gerd Mylerit, polaku tha: “Unë nuk jam i fiksuar me rekordet. Kur nis një sfidë të re, përpiqem të bëj atë që nuk e ka bërë askush. Sepse kjo më ndihmon që të eci përpara. Për mua, nëse ti bën diçka që e dashuron, atëherë mund të arrish objektivat të cilat mendoj se ishin të pamundura. Për të qenë i sinqertë, mendoja se asnjë lojtar mund të t’i afrohej atij rekordi. Veçanërisht, duke qenë se unë nuk luajta për shumë ndeshje, sepse isha i dëmtuar për një pjesë të sezonit. Dhe, në të vërtetë, nuk e kuptoj rëndësinë e tij. Nuk e ndiej atë që kam bërë dhe ndoshta kjo është diçka pozitive”.

Çelsi dhe Barcelona janë dy klube të interesuara për shërbimet e Levës. Por, katalanasit zyrtarizuan një ditë më parë Serxho Agueron. Sipas “ESPN”, fituesit e Champions-it janë gati të ofrojnë 60 milionë euro për polakun dhe ai duket i tunduar edhe nga një eksperiencë e re në Premier Ligë.

32-vjeçari ka një kontratë deri në 2023 me Bajernin, por klubi gjerman do të dëgjonte me interes një ofertë. Blutë e Londrës kërkojnë të përforcojnë sulmin duke parë që Timo Verner ka pasur probleme në përshtatjen e gjermanit në kampionatin anglez.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Trajneri Dede e sheh Vangjelin jashtë planeve, ja reagimi i mbrojtësit të Tiranës…

Delo.autor

“Jo vetëm Mancini, janë gjashtë apo shtatë kandidatët për stolin e Italisë!”

Q.Autor

POSTON FOTON EPIKE DHE “THUMBON” VIDAL/ Evra: Të jesh juventin deri në fund është e vetmja gjë që vlen

Delo.autor

Leave a Comment