Futboll Sport

Zlatan është Zlatan, por ka edhe momente dobësie për suedezin (RASTET)

Zlatan Ibrahimoviç është ndoshta një nga futbollsitët më të fortë që kemi parë ndonjëherë. Ai pavarësisht moshës asnjëherë nuk kërkon ta ulë veten por mendon se ai arrin gjithçka që do. Por edhe sulmuesi suedez ka momente të vështira.

Një nga ato momente është edhe dëmtimi i rëndë që mori në pjesën e gjurit kur luante për Mançester Junajtidin. Ka qenë vetë lojtari i LA Galaxy ai që e ka rrëfyer këtë moment.

“Te Mançesteri u krijua një situatë ku asgjë për mua nuk kishte të bënte rreth kontratës apo rrogës, madje iu thashë që nuk e dua rrogën time, mbajeni për vete. Unë atë kohë, doja vetëm të luaja. Mendjen e kisha gati, por fatkeqësisht, gjuri im nuk ishte gati, nuk më lejonte të luaja. Kur gjuri u bë gati, i thash vetes ‘Unë nuk jam në lojë, nuk mund të bëj asgjë. Ata e kishin më parë një Zlatan, por tani nuk mund të bëhesha më Zlatan edhe njëherë tjetër’.

Trajneri më besoi, më përzgjodhi në disa ndeshje për të luajtur por isha unë ai që refuzova, duke i thënë se nuk jam gati. I thashë që nuk doja ta zhgënjeja. U dorëzova! U ngrita në këmbë dhe ik, megjithëse jam Zlatani”-ishin fjalët e ish-sulmuesit të “djajve të kuq”.

 

Related posts

Barzagli zbulon “sekretin” e kualifikimit: Ja çfarë i thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes

Q.Autor

NË PRITJE TË MESIT/ Interi vesh zikaltër yllin e Serisë A. Gati edhe afrimi i mesfushorit të Premier Ligës

Delo.autor

Kthim jo i lumtur në shtëpi për Avdijajn, Turqia dhe Anglia në hapat e sulmuesit të Kosovës

Sadik.Autor

Leave a Comment