Futboll Sport

Zlatko Daliç: Modriç është një mrekulli, do të argëtohemi ndaj Anglisë

Nga një i panjohur, tashmë vetëm një hap larg nga finalja e Kupës së Botës. Ky është Zlatko Daliç, 51 vjeç, që në vitin 2008 drejtonte në Shqipëri skuadrën e Dinamos. Kur presidenti i federatës kroate, Davor Shuker, e thirri për të zëvendësuar trajnerin Kaçiç në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme kundër Ukrainës, u duk sikur zgjedhja do të ishte e përkohshme, pasi Daliç shikohej si një zgjidhje emergjente.

Por më pas filluan të vinin fitoret dhe Daliç bëri për vete të gjithë grupin e lojtarëve me në krye yllin Luka Modriç, duke bërë që mundësia për zgjedhjen e një trajneri të ri të përjashtohej plotësisht. Në Kupën e Botës “Russi 2018”, trajneri kroat ka treguar edhe një karakter të fortë duke dërguar për në shtëpi sulmuesin e Milanit, Kaliniç.

Tashmë Daliç mund të bëjë kalimin nga një i panjohur në një trajner finalist në eventin më të rëndësishëm futbollistik botëror. Në prag të sfidës gjysmëfinale kundër Anglisë, Daliç duket shumë i bindur në forcat e skuadrës së tij dhe shprehet kështu: “Kemi lojtarë që luajnë në skuadrat më të mirë të Europës, si Real Madrid, Barcelona apo Juventus. Për vite me radhë kemi marrë rezultate më të vogla në raport me mundësitë tona. Ky brez futbollistësh është nënvlerësuar për shumë kohë dhe tani po demonstrojnë kualitetin e tyre”.

Më pas Daliç flet me superlativa për yllin e skuadrës Luka Modriç, ku vijon të shprehet: “Kur shikon një lojtar si Modriç të bëjë sprinte të gjatë për të rikuperuar topin, është një mrekulli e vërtetë. Shpirti sakrificës që ka ky kampion është i barabartë më kualitetin teknik që e njohim të gjithë. Kjo mund të jetë me shumë mundësi Kupa e Botës e fundit për të dhe po demonstron futbollin e tij më të mirë.

Ne nuk duhet të vuajmë presionin e të bërit pjesë në katër skuadrat më të mira, por përkundrazi duhet ta shijojmë këtë moment dhe të argëtohemi”, thotë Daliç. Ndërkohë, kundër anglezëve pritet që të hedhë në fushë një skuadër të rreshtuar me skemën 4-1-4-1, me Brozoviç që do të bëjë ekuilibruesin para mbrojtjes, në mënyrë që dyshja Raktiç dhe Modriç të kenë më shumë liri ofensive. Manxukiç do të jetë qendra e sulmit ku në krahë do të mbështetet nga Perisiç dhe Rebiç

 

Related posts

Dënimi shembullor i Skënderbeut, Duka, Takaj dhe Shehi flasin për mediat e huaja

Isa.Autor

Emre Can pranë Juventusit, Klopp: Janë thashetheme!

Q.Autor

Skënderbeu e zgjidh mes problemeve, Dejvi BREGU nderon korçarët (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment