Futboll Sport

Mes librave dhe topit, udhëtimi i Modriç deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës (FOTO)

Luka Modriç do të luajë në mbrëmje gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë. Nëse Kroacia është këtu, padyshim që është komplet merita e tij. UEFA në një postim në rrjetet sociale, ka një dedikim të veçantë për 32 vjeçarin.

Në moshë të vogël, lojtari ka treguar se pas shkollës menjëherë dilte dhe luante me shokët.

“Pas shkollës dilja dhe luaja me shokët e mi. Kjo më bënte shumë të lumtur, pasi çdo ditë mësoja diçka të re”, është shprehur Modriç.

Në karrierën e tij lojtari ka fituar thuajse gjithçka me fanellën e Real Madrid dhe është një nga lojtarët kryesor të suksesit të kampionëve të Europës në 3 sezonet e fundit.

Related posts

MUNGESA NË DERBI/ Trashi: Iu luta gjyqtarit për kartonin, Idrizaj zëvendësuesi…

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK BARCELONA/ De Jong refuzon fanellën me numër 14, ja arsyeja

Delo.autor

Alexis Sánchez nxjerr “mllef” ndaj drejtuesve/ Lojtarë si Vidal i nevojiten Man United

Isa.Autor

Leave a Comment