Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Bersant Celina flet për herë të parë pas largimit nga Manchester City

Bersant Celina ka folur për herë të parë si lojtari më i ri i Swansea City. Kosovari ka nënshkruar sot kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga Liberty Stadium, ndërsa Swans ka paguar rreth katër milionë sterlina, e cila do të kryhet brenda dy viteve.

Celina arriti në Wales pas suksesit të tij që pati në huazim të FC Twente dhe Ipswich Town në dy sezonët e fundit.21 vjeçari beson që Swans është klubi i duhur, i ardhur në kohën e duhur për të.

“Jam më të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj sezoni dhe të luaj”, tha Celina.“Kur dëgjova që Swansea me kërkoi, e kuptova menjëherë se kjo është një lëvizje e mirë për mua sepse e di që menaxheri dëshiron të luhet futboll i hapur, që mua me pëlqen”.

“Nuk kisha asnjë dyshim në këtë rast. E njoh filozofinë e klubit edhe më parë dhe të gjithë me kanë folur për këtë. E kam parë çfarë ka bërë menaxheri me Ostersund. E kam parë mënyrën se si ata luanin kundër Arsenal dhe kur ai dhe klubi me kërkuan nuk kisha asnjë dyshim”.

“Isha në Manchester City një kohë të gjatë, por tani e di se ky është vendimi i duhur për mua. Erdha në Swansea sepse dua të luaj në formacionin kryesor. Nuk mendoj se ka ndonjë vend më të mirë se ky për mua”, përfundoi ai.

Related posts

I shënoi autogol, Strakosha nugshëllon Wallace

Q.Autor

MESFUSHORI GRECA FITON GJYQIN/ Ja klubi rrezikon bllokim të merkatos dhe përjashtim nga kampionati…

Delo.autor

“EL CLASICO” NË MERKATO/ “Los Blancos” dhe Barcelona në duel për mesfushorin e PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment