Futboll La Liga Sport

Ramos: Nuk do të bëjmë korridorin e nderit për Barcelonën

Ramos ka përsëritur se Reali nuk ta bëjë korridorin e nderit për Barcelonën.

Katër xhiro pa përfunduar edicioni 2-17/18 në Spanjë, Barcelona e ka fituar titullin në La Liga.

Xhiron e ardhshme, Barcelona e pret në “Camp Nou” Real Madridin dhe duan që këta të fundit t’ia bëjnë korridorin e nderit, ashtu si katalunasit madrilenëve vite më parë.

Por, tashmë disa herë e ka përsëritur Zinedine Zidane dhe Sergio Ramos se tradita u prish nga Barcelona në dhjetor, kështu që as ata nuk do të bëjnë diçka të tillë të dielën në “Camp Nou”.

“Mbetet ajo që ka thënë Zizu. Kemi folur pak si tepër për këtë temë. Mund të them se ne nuk do t’ia bëjmë korridorin e nderit”, u shpreh Ramos.

“Ata tashmë e kanë fituar titullin, kështu që të shijojnë trofeun dhe ne të shijojmë Championsin, të tentojmë të shkojmë në Kiev për të mbrojtur titullin”, u shpreh Ramos.

Related posts

SKUADRA E DAJËS ZHYTET NË KRIZË/ Laçi mposht me “POKER” “Ujqërit e Dëborës”

Delo.autor

MARADONA NUK ËSHTË MIRË ME SHËNDETIN/ Largohet si trajner i klubit meksikan

Delo.autor

E RRALLË/ Diagnostikohet me sëmundje seksualisht të transmetueshme, Barcelona pa mesfushorin për…

F.autor

Leave a Comment