Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Carlo Ancelotti fillon aventurën e re tek Napoli

Napoli ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të ri Carlo Ancelotti ditën e martë. Stërvitja është kryer në kampin Dimaro-Folgarida në regjionin verior të Trento-s, nën një shi të rrëmbyeshëm, të pazakontë për muajin gusht.

Ditën e mërkurë do të ketë një seancë të dyfishtë dhe ndër lojtarët e përfshirë janë Alex Meret, Orestis Karnezis, Fabian Ruiz, Roberto Inglese, Amato Cicireti dhe Simone Verdi. Por të gjithë sytë ishin kthyer tek Ancelotti, i cili ka zëvendësuar Maurizio Sarri-n.

Për sa i përket Sarri-t, ai mbetet nën kontratë me Napolin, megjithëse është zëvendësuar dhe pret lajme të reja në mënyrë që të bashkohet Chelseat.

Related posts

Reagimi i Skënderbeut: Duam pafajësi absolute, s’pranojmë marrëveshje

Q.Autor

24 FITORE NË 25 JAVË/ Ja rekordi që vendos Liverpool në futbollin anglez

Delo.autor

FENOMENAL/ MESSI është REKORDMENI i Barcelonës, tani ka një sfidë personale me ALVES

Isa.Autor

Leave a Comment