Futboll Sport

GARA E “ÇMENDUR” PËR NJË BILETË TË “KRIPUR”/ Boca-River si finale Botërori

Më në fund, pas dekadash të tëra, Kupa Libertadores do të ketë një Superclásico në finale: Boca kundër River Plate, rivalët e përjetshëm që do të sfidohen në ndeshjen që vlen sa gjithë historia. Kush fiton, hyn në përjetësi, kush humbet, do të ketë një peng të paharrueshëm.

Finalja e vajtjes do të luhet në La Bombonera dhe që tani gara për bileta ka marrë përmasa absurde.

1250 dollarë për një biletë në Platea Alta dhe më shumë se 4500 dollarë për një biletë në Platea Preferencial, zona VIP.

Përveç kësaj, hoteli zyrtar i Boca Juniors ofron edhe paketa për ndeshjen, natën në hotel dhe hyrja në Spa. Në La Bombonera nuk do të shiten bileta për aksionerë e klubit, sepse do të ishte e pamundur, për një klub që ka më shumë se 150 mijë aksionerë.

Related posts

“FUNDOSET” RONALDO/ Ja prova që e lidh me përdhunimin e amerikanes

Delo.autor

TRIUMFUAN NDAJ ATLETICOS/ Ja si Neymar feston titullin e “Katalanasve” në Instagram (FOTO)

Delo.autor

SERIA A/ Udineze përmbys Interin, Lacio shënon të tretin! Ja rezultatet dhe golat

F.autor

Leave a Comment