Futboll Sport

ZYRTARE/ Hierro refuzon pankinën, Spanja pa trajner dhe drejtor sportiv

Fernando Hierro është një emër i nderuar në Spanjë, teksa si lojtar ka spikatur me Real Madrid dhe ka qenë pjesë e kombëtares. Para nisjes së kampionatit botëror “Rusi 2018”, ai pranoi ofertën e Federatës spanjolle për të drejtuar ekipin e vendit të tij pas shkarkimit të Julen Lopetegui. Ecuria e Spanjës në Botëror nuk ishte ajo që pritej, pasi kaloi grupet dhe më pas u eliminuar direkt nga Rusia organizatore. Ndodhi pas gjuajtjes së 11-metërshave dhe ky eliminimin ka bërë që të shihet pozicioni i Hierro-s.

Atij i është propozuar që të rikthehet në pozicionin e tij të mëparshëm si drejtor sportive, por e ka refuzuar diçka të tillë dhe gjithçka është zyrtare. “Pas shumë kilometrave të bëra së bashku, Federata Spanjolle e Futbollit dhe Fernando Hierro i dhanë bashkëpunimit të tyre me përfundimin e pjesëmarrjes së Spanjës në Kupën e Botës Rusi 2018.

Trajneri i fundit spanjoll ka refuzuar të kthehej në postin e tij si drejtor sportiv në Federatën Spanjolle të Futbollit, në mënyrë që të kërkojë të zbulojë horizonte të reja dhe të ndërmarrë sfida të reja profesionale”, shkruhet në një pjesë të deklaratës së bërë nga Federata Spanjolle e Futbollit, që e falënderon shumë Hierro-n për pranimin e ofertës për të drejtuar Spanjën në Botëror. Ish-kapiteni i Real Madrid dëshiron të drejtojë një tjetër skuadër tani, ndaj edhe e ka marrë këtë vendim. Në të shkuarën ka qenë asistent i Carlo Ancelotti-t te madrilënet, ndërkohë që si trajneri ka drejtuar Oviedo. Tanimë ai pret ofertën e duhur për të vijuar karrierën si trajner.

Related posts

Surpriza e madhe/ Bayern Munchen grumbullon për herë të parë talentin shqiptar Meritan Shabani

Q.Autor

EPOKA E RE/ Projekti i trajnerit Flick, kërkon një Gjermani “Made in Bayern”

Delo.autor

Coutinho: Meritë e këtij Brazili është që di të durojë deri në fund

Isa.Autor

Leave a Comment