Futboll Sport

“Kazan Arena”/ Brazili, Argjentina, Gjermania dhe “mallkimi” i përbashkët

Qyteti i Kazan është kryeqyteti i krahinës së Tatarstanit dhe është qyteti i gjashtë rus për sa i takon popullsisë. U pushtua nga Ivani i Tmerrshëm në mesin e 1500-ës, në përfundim të një lufte që ka kaluar në histori. ‘Kazan Arena’ ka pritur më shumë se një ndeshje të Botërorit dhe ka qenë teatri i tragjedive të tre kombëtareve të mëdha: Argjentina, Gjermania dhe Brazili, që në atë stadium dhe në atë qytet i kanë thënë lamtumirë Kupës së Botës.

Duket e pabesueshme, por Kazan është bërë qyteti ku shumë skuadra favorite janë eliminuar nga kompeticioni. Natyrisht, kur bëhet fjalë për çerekfinale është e pritshme që një ekip i madh të thotë lamtumirë. Por eliminimi i Brazilit ka qenë i befasishëm, edhe pse përballë ka qenë Belgjika e Martinez. Neymar me shokë ishin favoritë për të fituar trofeun, por janë eliminuar për herën e tretë nga katër Botërorët e fundit në çerekfinale.

Amerika e Jugut nuk do të ketë një kujtim të mirë nga Kazani, sepse aty është eliminuar edhe Argjentina, e mundur në 1/8-at nga Franca 4-3. Atë ditë bota e futbollit është mahnitur nga Mbappe dhe ka parë të shuhet ëndrra për lavdi e Leo Messi-t dhe e një vendi të tërë, që pret të fitojë trofeun më të rëndësishëm prej më shumë se 30-të vitesh dhe që nuk ka fituar asgjë në 25 vitet e fundit.

Në Kazan ka rënë edhe Gjermania, e mundur 2-0 nga Koreja e Jugut, në ndeshjen e fundit të fazës me grupe, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Tetëdhjetë vite më parë janë mundur menjëherë, por ishin 1/8-at dhe formula ishte e ndryshme, kishte vetëm eliminim direkt dhe merrnin pjesë vetëm 16 ekipe.

Në Tatarstan ka pësuar një eliminim të shëmtuar edhe Polonia, që nuk është në nivelin e Brazilit, Gjermanisë dhe Argjentinës, por që priste të bënte më shumë në këtë Botëror, edhe pse mund të krenohet për një vend të tretë dhe të katërt në 1974-ën dhe 1982-in. pas humbje me Kolumbinë në Kazan, polakët i kanë thënë lamtumirë matematikisht Kupës së Botës.

 

Related posts

“Liverpooli? Le të shkojmë”/ Kyle Walker e ka mirëpritur shortin e Ligës së Kampionëve.

Q.Autor

Hernan Krespo zhgënjen tifozët e Argjentinës përpara sfidës me Francën

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ GJERMANISË/ Tajneri Santos: Ishte një fitore e ndershme për ta, ju tregoj çfarë na tronditi

Delo.autor

Leave a Comment