Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Manchester United ofron 40 milionë euro për zbulimin e Botërorit…

Manchester United po vazhdon të punojë në merkato. “Djajtë” kanë bërë gati një ofertë të majme për të marrë Hirving Lozano nga PSV Eindhoven, një nga zbulimet e Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku la një përshtypje shumë të mirë me fanellën e Meksikës.

Anglezët janë gati të ofrtojnë deri në 40 milionë euro për Lozano, 22-vjeçar, si mënyra më e mirë për të bindur PSV për shitjen e kartonit.

Emri i Lozano është përmendur nga Mourinho, trajneri i United, që e ka ndjekur personalisht të gjithë Kupën e Botës. Menaxheri i meksikanit mëngjarash është Mino Raiola, një nga faktorët që po ndikon më shumë për transferimin e tij nga PSV në “Old Trafford”.

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Kuqezinjtë superiorë në pjesën e parë, Grezda dhe Manaj shpërdorojnë (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Fiorentina-Milan. Rezultati 4-3

Delo.autor

8 marsi, disa nga golat më të bukur të shënuar nga femrat në futboll

Q.Autor

Leave a Comment