Sport Të tjera

SITUATA NË AFGANISTAN/ “FNÇ”: Kemi larguar 165 sportistë, disa janë akomoduar në Shqipëri

Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit (UCI) ka bërë me dije se gjatë muajit të fundit ka bërë të mundur largimin nga Afganistani të 165 sportistëve, kryesisht çiklistë. Shumë prej tyre janë femra (mbi 100), që merreshin me këtë sport dhe promovonin rolin e femrës në Afganistan.

Lajmin e konfirmoi Adam Lappartient, që tha se ky mision është kryer në bashkëpunim me skuadrën izraelite të çiklizmit Israel Start-Up Nation, Federatën Aziatike të Çiklizmit dhe FIFA-n. Shumica e refugjatëve janë dërguar në Zvicër, Shqipëri, Kanada, Francë, Izrael dhe Amerikë.

“38 çikliste femra i kemi sjellë në qendrën e refugjatëve afganë në Zvicër, ku edhe po trajnohen. Për ne është e rëndësihme të ndihmojmë anëtarët e familjes tonë, që vuajnë nga kjo situatë. Kishim një plan që funksionoi mirë dhe falënderoj shtetet që i kanë mirëpritur këta sportistë refugjatë”, tha Lappartient.

Related posts

Sylvester Stallone kërkon një nder nga miku Donald Trump

Sadik.Autor

KONTRATA E YLLIT DREJT FUNDIT/ Sarri i thotë mesfushorit të largohet: Klubi ka rregulla, nuk dua që…

Delo.autor

E QUAJNË TRADHËTAR/ Vërshëllima dhe duartrokitje për BONUCCIN, përçahen tifozët e Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment