Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Milani ndryshon “lëkurë” pas 20 vitesh, tashmë do të jetë…(VIDEO)

Është fillimi i një epoke të re për Milanin, që paraqiti zyrtarisht fanellën e parë “PUMA”, pas 20 vitesh me “Adidas”. Dieznjo e fanellës së re, të paktën ajo e ndeshjeve në shtëpi, nuk devijon nga tradita. Vijat e pashmangshme kuqezi, siç thuhet në faqen e internetit të klubit, përfaqësojnë zjarrin në zemrat e tifozëve dhe të ekipit.

Ato përbëjnë edhe frikën, që i mbush kundërshtarët e tyre. Jaka është e cilësisë së mirë dhe e frymëzuar në anën e pasme nga “Diavolo Rossonero”, në nder të citatit të themeluesit Herbert Kilpin.

Ndër prezantimin e fanellës për sezonin e ri është ndër të tjerë edhe kapiteni Leonardo Bonucci, në qendër të thashethemeve të merkatos, se ai do të përpiqet të kalojë në Premier League, ose te PSG. Së bashku me kapitenin, në prezantim marrin pjesë edhe Lucas Biglia me Alessio.

Mungonin dy emra të spikatur dhe të diskutueshëm në merkato, Donnarumma dhe Suso. Janë dy emra, që në javët e ardhshme mund të ndezin tregun e transferimeve në Milano. Tashmë, pas 20 vitesh, kemi një “PUMA Milan”.

Related posts

NUK ËSHTË I NJËJTË SI SEZONIN E KALUAR/ Ja sa e vlerëson tani Interi Skriniar

Delo.autor

I LODHUR NGA GARETH BALE/ Real Madrid nxjerr në shitje për çmimin e pabesueshëm

Delo.autor

RRËFIMI UNIK/ Erjon Bogdani: Zbulova Kumbullën, ju tregoj si e munda Ibrën dhe ndala Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment