Futboll Sport

UEFA “LËSHON BOMBËN”/ Ekipi shqiptar po hetohet për trukime

Për të arritur në maje është e vështirë, ndërsa për të qëndruar në nivele të larta është sfilitëse. Luftëtari e provoi të kalonte nga parajsa në ferr pa qëndruar në purgator. Në verë luajti për herë të parë në histori në një kompeticion europian, por i skandalizoi të gjithë me humbjen 5-0 kundër Ventspilsit në Letoni dhe 3-3 në “Elbasan Arena”.

Sirenat e alarmit për dyshime nga trukimet ranë që në verë. Akuza të shumta dhe dritëhije të mëdha, por në fund duket se gjërat po qartësohen. Nëse drejtuesit e kishin menduar shlyerjen e borxheve dhe futbollistëve nga fitimet e UEFA-s, diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi gjirokastritët janë zyrtarisht nën hetim.

Procesi Sportiv ka zbuluar një letër që UEFA i drejton Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkut, në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj Luftëtarit dhe e informon se fondet janë të bllokuara për gjirokastritët.

Shkresa – “Kjo korrespondencë është për t’ju dhënë informacion në lidhje me shpërndarjen e pagesave të solidaritetit për klubet pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Ligës së Europës për sezonin 2018-2019.

KS Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komisioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disipliniore të UEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit.

Related posts

LAMTUMIRA EMOCIONUESE/ Pas 35 vjetësh MARCHISIO i thotë “mirupafshim” Juventusit

Sadik.Autor

ITALI-ANGLI/ Kampionët e “Azzurrë” të 1982 letër kombëtares së Mancinit përpara finales: Guxoni dhe ëndërroni…

Delo.autor

Brazili i grumbulloi për Botërorin, shikoni si reagojnë Geromel dhe Fagner (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment