Futboll Sport

214 milionë euro vetëm “Premier League”. Shifrat më të mëdha në krahasim me…

Merkato e Premier League është mbyllur ditën e djeshme dhe shifra e shpenzuar nga skuadrat që janë ngjitur këtë vit në kategorinë kryesore të futbollit anglez është marramendëse.

214 milionë euro kanë shpenzuar në total Fulham, Cardiff dhe Wolves në këtë sesion të verës. Koleget e tyre të kampionateve të tjera kryesore të Europës as që mund të krahasohen.

Fortuna Dusseldorf dhe Nurnberg, dy skuadrat që këtë vit do të luajnë në Bundesliga, kanë shpenzuar 6.350.000 në total. Në La Liga, skuadrat e ngjitura janë Huesca, Real Valladolid, Rayo Vallecano, që kanë shpenzuar €10.600.000 në total.

Empoli, Frosinone dhe Parma janë ekipet që janë ngjitur në Serie A dhe që në total kanë shpenzuar 25.600.000 në merkato.

Por nuk mbaron këtu, sepse tri hirushet e Premier League kanë shpenzuar më shumë se Bayern Munich, Manchester United dhe Tottenham të marra bashkë, që kanë harxhuar vetëm 92 milionë euro në total: 82 nga Manchester, 10 nga Bayern dhe zero nga “Spurs”.

Related posts

PËRSËRI PËRPLASJE NË MANCHESTER/ Mourinho iu kërkon drejtuesve të shesin sulmuesin

Isa.Autor

OFENDOJNË LOJTARËT PËR SHKAK TË NGJYRËS/ Flet Edin Dzeko: Dëboni nga stadiumet tifozët racistë…

Delo.autor

Rafinha flet për të ardhmen e tij: Kudo që të jem, dua të luaj

Isa.Autor

Leave a Comment