MMA Sport Të tjera

“NUK MË TREMB ASKUSH”/ Flet Anthony Joshua: Ruiz boksier lokalesh, pasi ta mposht…

Boksierët Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr, pas konferencës së parë për shtyp të zhvilluar në Abu Dhabi,  kanë qenë në Nju Jork për takimin e dytë të radhës me mediat. Dy boksierët e peshës së rëndë do të zhvillojnë më 7 dhjetor revanshin për titujt kampionë bote. Titujt mbahen nga meksikani Ruiz, që më 1 qershor mposhti Joshua me “KO teknik” në raundin e shtatë.

Joshua, ish-kampion bote, u shpreh sot se pasi të rimarrë titujt kampionë është gati t’i mbrojë ato ndaj Tyson Fury, në një duel mes dy boksierëve britanikë. “Më 7 dhjetor do të dueloj me një boksier “pub”-esh për të rimarrë titujt më pas të shohim”, tha Joshua.

“Unë jam gati të përballem më pas me çdo boksier tjetër që është në listë, përfshi edhe Tyson Fury. Pse jo, ai mund të jetë rivali i parë i 2020-ës. Nuk më tremb askush. Në këtë Divizion ka shumë konkurrencë dhe dua t’i mposht të gjithë një e nga një”, u shpreh Joshua.

Related posts

LIVERPOOL – CRYSTAL PALACE/ ​Klopp do të tentojë që ekipi ti kthehet formës së vjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RIKTHIMI TRIUMFUES I MCGREGOR/ E përgjak kundërshtarin dhe triumfon pas 40 sekondave

Delo.autor

BOLOGNA NË PRAG/ Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

F.autor

Leave a Comment