Futboll Seria A Sport

“FITUAN TRIPLETËN”/ Sneijder “spiunon” Eto’o: Atë e bëj vetëm për Mourinhon…

Wesley Sneijder flet për gjithçka gjatë një bisede me mediat holandeze. Fantazisti do të luajë ndeshjen e lamtumirës me Holandën mbrëmjen e së enjtes. Gjatë një momenti të intervistës, Sneijder foli për momentet kur ka luajtur së bashku me Samuel Eto’o tek Inter.

Të dy bashkë, ata i fituan gjithçka me Zikaltrit, dhe akoma nuk është harruar tripleta e famshme e vitit 2010. Eto’o ndryshoi pozicion gjatë periudhës së Mourinho-s, duke luajtur si sulmues i majtë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë më pas.

Dhe këtë gjë e zbulon vetë holandezi, duke u shprehur se Eto’o refuzoi t’i bindej trajnerit pasardhës për të luajtur në të njëjtin pozicion.

“Eto’o luante si sulmues i majtë për Mourinho-n. Kur trajneri i ri mbërriti dhe i kërkoi të luante sërish aty, ai iu përgjigj se atë gjë e bën vetëm për Mourinho-n,” rrëfen Sneijder.

Related posts

“SKUADRA S’KA NEVOJË PËR MERKATO”/ Trajneri Nagelsmann: Ja si do të fitoj trofe me Bayern Munich

Delo.autor

“LARGIMI I “PLESHTIT” NGA CAMP NOU NUK ËSHTË I PAMUNDUR”/ Ish-drejtori sportiv i Barças: Mund të kalojë tek gjiganti i Serie A…

Delo.autor

INTER-RAPID WIEN/ “Zikaltërit” dyfishon shifrat, shënon Ranocchia

Delo.autor

Leave a Comment