Futboll Sport

AKTIVIZIMI I SHUMTË I DEMBELE/ Ja sa fiton ekipi gjerman nga francezi i Barcelonës

Bonuset, ose më saktë variablat janë ato që mund të rrisin vlerën e një futbollisti në momentin e transaksionit mes klubeve. Një lloj kursimi parash në memorje të së ardhmes, që klubet dhe menaxherët iu bashkangjisin kontratave të futbollistëve gjatë tratativave. Përfiton edhe Borussia Dortmund falë Ousmane Dembele, që në verën e kaluar u largua nga klubi gjerman plot polemika, madje duke u zhdukur për disa kohë për të detyruar verdhezinjtë që ta shisnin te Barcelona. Klubi gjerman pranoi transferimin e futbollistit për një vlerë përtej 105 milionë euro, të cilëve iu shtohet një seri shumash që hynë në fuqi që vitin e kaluar, me marrëveshjen mes klubeve.

Por cilat janë këto shifra? Kontrata parashikonte edhe 40 milionë euro të tjera në bonuse që lidhen me kushte përcaktuese, duke nisur nga numri i ndeshjeve zyrtare me fanellën e katalanasve. Kështu, aktivizimi në ndeshjen ndaj Alaves, e 25-ta e luajtur me fanellën blaugrana, ka transferuar në kasën e Borussia Dortmund 5 milionë euro të tjera. Pesë të tjera ishin transferuar që më parë për kualifikimin në kompeticionin e Champions League të sezonit të ardhshëm. Një variabël kjo e lehtë për të arkëtuar duke patur në konsideratë që Champions është shtëpia e Barças, madje në kompeticionin e ardhshëm pretendon që të fitojë trofeun.

Bonuse milionere. E përditshmja “Mundo Deportivo”, shumë pranë çështjeve të klubit katalanas, ka siguruar të dhënë dhe detaje të tjera në lidhje me termat e kontratës mes spanjollëve dhe gjermanëve. Në kuadrin e bonuseve të përfshira në klauzola, mbeten për tu ekzekutuar edhe 30 milionë euro të tjera, që kushtëzohen nga rrethana të caktuara. 5 milionë euro të tjera mund të shkojnë në xhepat e Borussia Dortmund, kur Dembele të numërojë 50 ndeshje me blaugranat, e njëjta shumë bonusi parashikohet të shtohet edhe në rast se ish-futbollisti verdhezi arrin kuotën e 75 ndeshjeve, e po ashtu në rast të 100 ndeshjeve me Barçan. Por nuk përfundon këtu. Pesë milionë të tjerë do të mbërrijnë te klubi gjerman në rast të një kualifikimi të dytë në Champions League të katalanasve dhe pesë të tjera bonus në rast se Barça do të arrijë të fitojë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm Europian, klauzolë kjo e fundit e vlefshme për jo më shumë se dy trofe.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Pogba rikthehet në Torino, Juvja dhe Man United premtojnë spektakël

Isa.Autor

Zyrtare, Roberto Martinez në krye të Belgjikës deri në vitin 2020

Sadik.Autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Kukësi bën autokritikë me gola “premierë”

Delo.autor

Leave a Comment