Futboll Seria A Sport

“PARASHIKOI” TË ARDHMEN/ Ja letra e Tonalit dërguar Shën Luçia kur ishte… 10 vjeç

Krahasimet me Pirlon e idhulli Gatuzo duken si sinjale për akordin që Sandro Tonali pritet të zyrtarizojë me Milanin. Në fakt, mediat italiane kanë zbuluar një letër të mesfushorit kur ishte 10 vjeç dhe i shkruante “Shën Luçisë” për t’i kërkuar dhuratat e Vitit të Ri sipas zakoneve të italianëve. Letrën e ka ruajtur gjyshja e Tonalit e cila nuk ka ngurruar ta bëjë publike.

“E dashur Shën Luçia, do të doja një uniformë të Milanit, një “Play Station”, lojën ‘FIFA’ dhe një karikues baterish. Nëse ke mundësi, do të doja për dajën tim që po na ndihmon shumë edhe një fanellë të Interit. Nuk ka rëndësi origjinale apo false”, thuhet në letër ku ka edhe një pyetje e cila tashmë e ka marrë përgjigjen.

“A mund të më thuash nëse do të bëhem futbollist?” Shën Luçia nuk i është përgjigjur, por tashmë e dinë të gjithë. Sandro u bë futbollist, teksa të premten do të veshë fanellën e ekipit të zemrës. Kush tha që dëshirat nuk realizohen?

Related posts

Gjest i veçantë nga tifozët e Sampdorias për viktimat e Genovas: Rrugët dhe qiejt e qytetit kanë…

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENËN PËR YLLIN E PSG-SË/ Trajneri Unai Emery rrëfen: Mbappe dëshironte të bashkohej me…

Delo.autor

ÇFARË NUK SHKON/ Humbja ndaj Betis, BARÇA regjistron TRE REKJORDE negative

Isa.Autor

Leave a Comment