Futboll Seria A Sport

AKUZAT PËR ÇËSHTJEN MODRIÇ/ “Seria A” i kthen përgjigjje kreut të “La Ligas”, Interi e çon në gjyq

Bënë bujë sot fjalët e presidentit të “La Liga-s”, Javier Tebas që akuzonte ndër të tjera Interin dhe Juventusin si skuadra të cilat përdorin truke në merkato për të marrë lojtarë nga kampionati spanjoll.

Tebas i referohej transferimit të Ronaldo-s dhe tentativës së Interit për të marrë Modric.

Nuk ka vonuar dhe “Seria A” i ka kthyer përgjigjje kreut të “La Liga-s”. Në deklaratën zyrtare thuhet se dy klubet kanë vepruar brenda të gjithë rregullave dhe si ligat e tjera në Europë nuk duhet t’i tremben forcimit të kampionatit italian.

Deklarata e plotë: “Serie A është e befasuar dhe e mërzitur nga deklaratat e presidentit të La Liga, Havier Tebas. Këto komente janë bërë pa pasur njohuri, por dëmtojnë reputacionin dhe vënë në dyshim integritetin e dy klubeve të mëdha italiane. Serie A nuk mund të pranojë pasivisht komentet që përdorin mediat për të na destabilizuar në skenën ndërkombëtare. Klubet e Serie A veprojnë brenda parametrave të përcaktuar nga të gjitha rregullat ndërkombëtare, prandaj Serie A po kalon një periudhë optimizmi dhe entuziazmi të madh, të ndarë nga mediat dhe tifozët në mbarë botën, të cilët u rritën në mënyrë eksponenciale në sezonet e fundit. Në fillim të sezonit, që do të sjellë katër skuadra të Serie A në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ne jemi të sigurt se shpirti i rizbuluar dhe prestigji i Serie A nuk duhet t’i frikësojnë kundërshtarët, por motivojnë panoramën evropiane drejt kulmeve të reja të konkurrencë dhe argëtim.”– shkruhet në reagimin e përfaqësuesve të Serisë A.

Ndërkohë i ashpër ka qenë reagimi i klubit të Interit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit zikaltërit kanë lajmëruar se do marrin masa ligjore ndaj Tebas për deklarata e bëra.

Related posts

E FRIKSHME/ Tifozi i Partizanit “TMERRON” tifozët me MIUN E GJALLË “BARDHEBLU” (FOTO)

Isa.Autor

TRAJNERI MË I VJETËR NË PREMIER LEAGUE/ Firmos deri në vitin 2020 Roy Hodgson

Isa.Autor

MILAN NUK HEQ DORË/ “Kuqezinjtë” duan me çdo kusht lojtarin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment