Futboll La Liga Sport

Akuzat për fushën e rënduar/ Trajneri spanjoll: Mos ju dukemi gjë si FERMERË?

Trajneri i Vajadolidit, Serxho Gonzales, nuk e pranon dot sjelljen e lojtarëve të Barcelonës dhe të medias ndaj skuadrës së tij për gjendjen e rënduar të fushës. Ai thotë se stërvit futbollistë dhe jo fermerë dhe lë të kuptohet që fusha ishte e njëjtë për të gjithë.

“Mos mendoni se ne jemi fermerë dhe nuk duam fushë në kushte perfekte. U munduam të gjithë bashkë që të bëjmë më të mirën dhe ta kishim fushën në kushte të mira. Ndeshja? Më vjen keq që dolëm pa pikë, sepse krijuam shumë raste dhe vumë në vështirësi një skuadër si Barcelona. Mëkat që nuk u treguam të saktë përpara portës kundërshtare, por ekipi dha sinjale pozitive”, tha trajneri i Vajadolidit.

Related posts

“DO SHKOJMË NË KLUB NATE…”/ Pas zënkave, Kyrgios dhe Djokoviç planifikojnë një natë të çmendur pas finales së Wimbledon

F.autor

Lamtumirë Lazio, Tare te klubi që tenton titullin kampion në Itali

Sadik.Autor

Roma fillon bisedimet me Ajaxin, Ziyech objektivi kryesor i ‘Giallorlsëve’

Q.Autor

Leave a Comment