Futboll Premier League Sport

TRAJNERI I NJOHUR/ SHAQIRI është një lojtar i mrekullueshëm, e kisha të lehtë ta…

Lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri u transferua në këtë merkato te skuadra e Liverpulit të cilët e blenë nga Stok Siti.

Mesfushori që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës hasi edhe kritika nga ish-shokët e tij të skuadrës të cilët e kanë cilësuar si një lojtar jo efektiv. Megjithatë trajneri i Stok Sitit, Pol Lambert nuk ndan të njëjtin mendim me të.

“Në përgjithësi, ai i kishte tetë gola dhe shtatë asiste, ose diçka e tillë. Ai ishte i mrekullueshëm për mua. Njerëzit thonë: “Ai kurrë nuk u angazhua në mbrojtje”, por dëgjoni, nëse ai është duke krijuar raste në pjesën e fundit të fushës, atëherë ai po të ofron mundësi për fitore.

15 ndeshje, asnjëherë nuk e pata asnjë problem. Ishte e mrekullueshme të punoj me të, kurrë nuk e kisha asnjë problem me të sa i përket mungesës së punës, mundit dhe dëshirës, po tregohem i sinqertë. Nuk mund të diskutoj për ata që Shaqiri ka bërë për ne. Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm, asnjëherë nuk shqetësohesha për të. Gjithmonë mendoj se ky lloj i lojtarëve kanë temperament më të keq, por nuk po e kritikoj për këtë gjë”. – shpreh Lambert.

Related posts

NDIHET SI I URITUR PËR TË FITUAR TË TJERË TROFE/ Ronaldo i pangopur: Jam gati për sezonin e ri, dua…

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18

Q.Autor

DINAMO-LAÇI/ Shkëmbi i beson sulmin Çinedut me treshen Gavazaj-Mihana-Ibraimi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment