Futboll Premier League Sport

Alexis Sánchez nxjerr “mllef” ndaj drejtuesve/ Lojtarë si Vidal i nevojiten Man United

Sulmuesi kilian i Manchester United, Alexis Sanchez, tha të enjten se “për të konkurruar në nivelin më të lartë”, është e nevojshme për të përfshirë lojtarë konkurrues dhe me cilësinë e Arturo Vidal, nënshkrimit të fundit të Barcelonës për sezonin 2018-2019.

“Vidal është një lojtar i madh dhe këtë e kam provuar me kombëtaren. Ai është një lloj i lojtarit, që na nevojitet për të fituar”, – ka thënë Sanchez për “Sky Sports”. Me këtë konkluzion, ish-sulmuesi i Barcelonës vlerëson lart nënshkrimin e fundit të skuadrës katalanase dhe tregon rrugën që duhej të kishte ndjekur klubi i tij aktual. “Manchester United duhet të nënshkruajë me lojtarë të rëndësishëm, me përvojë”, – tha ai.

Manchester United, me një presion të madh të mediave, pasi ka akumuluar pesë sezone pa fituar një titull, ka nënshkruar këtë verë me mesfushorin brazilian, Fred, portugezin Diogo Dalot dhe portierin anglez Lee Grant. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho do ta fillojë sezonin e ri të premten, duke pritur në shtëpi Leicester City.

Related posts

Ndodh edhe në Angli, lojtarët braktisin ndeshjen shkaku i pagave

Sadik.Autor

STËRVITJA E FUNDIT PARA SFIDËS CHAMPIONS/ Shikoni stadiumin modern ku do të luajë nesër Tirana (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ ATLETICO MADRID/ “Katalanasit” publikojnë listën. Një rikthim i madh, një humbje “big” dhe…

Delo.autor

Leave a Comment