Futboll Sport

VDEKJA TRAGJIKE/ Flet prifti: Bryant erdhi dhe u lut në kishë pak orë para se të vdiste

Kobe Bryant kishte shkuar në kishë dhe ishte lutur, vetëm pak orë para se të vdiste në një aksident tragjik me helikopter, sipas një prifti.

Legjenda e basketbollit amerikan e kishte vizituar kishën katolike “Our Lady Queen of Angels” në Newport, Kaliforni, mëngjesin e hershëm të së dielës, pak para meshës së orën 7:00, sipas atit Steve Sallot, transmeton Gazeta Express.

“Ne i shtrënguam duart. E pashë se ai e kishte bekuar veten sepse kishte pak ujë të shenjtë në ballin e tij”, tha Sallot për KCBS/KCAL.

Bryant dhe familja e tij ishin vizitues të rregullt të kishës në Newport, ku janë lutur bashkë me qindra besimtarë të tjerë gjatë meshave dhe kurrë nuk kishin tentuar ta tërhiqnin vëmendjen për vete.

Sallot thotë se Bryant nuk ka folur për fenë, por natyrisht ka qenë njeri besimtar.

Në një postim në Facebook, peshkopi Timothy Freyer e ka përshkruar Bryantin si katolik të përkushtuar, i cili e donte familjen dhe e donte fenë e vet.

Pak minuta para meshës së parë të së dielës, Sallot dhe Bryant i kryqëzuan rrugët në kishë.

“Unë po hyja nga dera e njëjtë nga e cila po dilte ai”, tha Sallot, duke treguar po ashtu se kishin biseduar për atë sesi Bryant donte të kungohej.

Pak orë më vonë, Bryant, bashkë me vajzën e vet 13-vjeçre, Gianna, dhe gjashtë udhëtarë të tjerë vdiqën kur helikopteri i tyre u përplas në Calabasas, Kaliforni. Edhe piloti humbi jetën në këtë aksident.

Related posts

Bayern Munchen/ James Rodriguez: Nuk largohem nga ky klub

Q.Autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid gjen zëvendësuesin e Benzema, nuk është Mbappe (EMRI)

Delo.autor

Më në fund/ Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Icardit nga kombëtarja argjentinase

Sadik.Autor

Leave a Comment