Futboll Premier League Sport

Aliovski i pandalshëm/ SHQIPTARI shënon një GOL SPEKTAKALAR ndaj Norwichit

Ezgjan Aliovski dhe skuadra e tij Leeds United kanë filluar të ëndërrojnë rikthimin e madh në Ligën Premier. Pas pesë javëve në Championship, Leeds po e sheh vetën si kryesues me 13 pikë të grumbulluara, duke marrë katër fitore dhe një barazim.

Fitorja e katërt erdhi në fushën e Norwich Cityt dhe ishte bindëse 0-3. Mesfushori polak, Mateusz Klich realizoi golin e parë në ndeshje pas 21 minutave lojë, pasi më parë portieri vendas kishte pritur goditjen me kokë të Aliovskit.

 

Vetëm pesë minuta më vonë radha ishte për shqiptarin Ezgjan Aliovski që të shënonte.26-vjeçari u asistua nga Roofe, dhe me një goditje të fuqishme ngriti epërsinë në 0-2. Goli i tretë në këtë takim dhe i fundit u shënua nga mesfushori spanjoll Pablo Hernandez.

Për Aliovskin, goli ndaj Norwichit ishte i dyti këtë edicion në Championship derisa ka bërë edhe dy asistime. Në javën e ardhshme, Leeds United do ta zhvillojë derbin me Middlesbrough.

Related posts

PEREZ HEQË NGA “BIG-ËT”/ Reali synon të transferojë sulmuesin e talentuar

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Në Serinë A nuk luhet më pas asaj që ndodhi, lojtari merr vendimin për t’u larguar

Delo.autor

VRAU VETEN NJË VIT MË PARË/ Zbulohen fakte tronditëse për ish-futbollistin: Nuk e mbështeti Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment