Futboll Premier League Sport

SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Solskjaer rikthen yllin që ka veshur 2 herë fanellën e “Djajve të Kuq”…

Me fanellën e Manchester United ka luajtur vetëm 2 ndeshje, kur ishte ende 18 vjeç, por tani mund ta veshë sërish fanellën e “djajve”. Ky është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha, që luan në Premier League me ekipin e Crystal Palace. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, sulmuesi 26-vjeçar është sërish në radarët e Manchester United.

Mësohet se United ka një klauzolë në kontratën me të cilën ka shitur lojtarin në vitin 2015 te Palace. United ka të drejtën të riblejë lojtarin me 25% ulje në çmim, çka do ta favorizonte skuadrën e trajnerit Solskjaer. Këtë sezon, Zaha ka realizuar 8 gola dhe 5 asist në 26 ndeshje me Palace në Premier League, duke qenë një nga lojtarët më të mirë.

Mësohet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkon ta rikthejë në origjinë lojtarin, që mund të luajë si anësor në skemat e tij. Një sulmues që i përshtatet më së miri taktikës së lojës së trajnerit norvegjez, që nis të hedhë hapat e parë për të ndërtuar ekipin e sezonit të ardhshëm.

Related posts

Peruja feston një gol në Botëror, pas 36 vitesh (VIDEO)

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK REALI/ Lojtari ofendon sulmuesit: Gareth Bale është më i fortë sesa këta që…

Delo.autor

NË PRITJE TË RIFILLIMIT TË SEZONIT/ Trajneri Setien rimodelon Barcelonën, ja kush rrezikon tek “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment