Futboll Seria A Sport

ALLEGRI OPTIMIST/ Do të na ndihmojë “tërbimi” i RONALDOS, do FITOJMË…

Duhet fitorja ndaj Parmës për të shkuar te ndërprerja e kampionatit si pasojë e ndeshjeve ndërkombëtare me pikë të plota. Kjo është detyra e Juventus…

“Nuk duhet të nënvlerësojmë këtë ndeshje jashtë fushe, në një stadium ku të gjitha ekipet e kanë të vështirë, historikisht. Duhet ta mbyllim mirë këtë pjesëz të parë të sezonit. Unë dua të fitoj gjithmonë, po ia lë gazetarëve në dorë të më shpjegojnë se çfarë do të thotë të luash mirë futboll,” – ka deklaruar trajneri i Juventus, Max Allegri.

Cristiano Ronaldo është “tërbuar” me UEFA që zgjodhi Modric në vend të tij si futbollistin më të mirë të sezonit dhe bojkotoi ceremoninë në Montekarlo. “Tregon dëshirën e tij për të fituar, për të qenë gjithmonë më i miri. Tërbimi dhe mërzia e Ronaldo është një avantazh për ne. Këto ditë është stërvitur shkëlqyeshëm,” – shtoi Allegri.

Related posts

PASI REZULTOLI POZITIV ME COVID-19/ Del përgjigjia e testit për lojtarin e Real Madrid

Delo.autor

“MUND TË LARGOHENI NGA QELIA”/ Momenti kur gjykatësi lumturon Ronaldinhon (VIDEO)

Delo.autor

“KAKA I RI”/ PAQUETA flet për herë të parë si “djall”: I lumtur dhe entuziast

Isa.Autor

Leave a Comment