Futboll Seria A Sport

MILAN ËSHTË NJJË KLUB I MADH”/ Tomori: Jemi në rrugën e duhur, ja sekretet që më ka mësuar Pioli

Fikayo Tomori ka qenë një nga lojtarët më mbresëlënës në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me fanellën e Milan-it dhe edhe për këtë arsye Djalli ka zgjedhur ta blejë përfundimisht nga Chelsea.

Qendërmbrojtësi ka folur për Corriere della Sera, duke u shprehur shumë i kënaqur për eksperiencën e tij italiane dhe është i motivuar për sezonin e ri.

“Jam shumë mirë. Më kanë pritur të gjithë mirë menjëherë që nga dita e parë. Milan është një klub i madh me struktura të jashtëzakonshme. Ka gjithçka për t’u përmirësuar dhe për të fituar. Një ëndërr”, ka thënë Tomori.

Në lidhje me objektivat e klubit:

“Asgjë nuk është e pamundur, luhet gjithmonë për të fituar. Ne jemi një skuadër e re, po rritemi, por vendi i dytë i sezonit të kaluar thotë se jemi në rrugën e duhur. Duhet të vazhdojmë kështu, hap pas hapi. Milan-i është vendi i duhur për mua”.

Në lidhje me trajnerin: “Pioli? Më mëson sekrete dhe detajet. Si do që të luaj në sistemin e tij, me pjesën tjetër të skuadrës. Ka qenë një mbrojtës, më mëson shumë për mënyrën si duhet mbrojtur, për pozicionin që duhet mbajtur në fushë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”.

Në lidhje me kolegët e mbrojtjes:

“Dy kampionë të mëdhenj, po më ndihmojnë shumë në rritjen time. Brenda fushës, por edhe jashtë saj. Romagnoli është kapiteni, më flet në anglisht dhe kjo më ndihmon. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe Kjaer”.

Related posts

AS BARCELONA DHE AS REALI/ Laporta habit me deklaratën: Ju tregoj dy klubet që themeluan Super League

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK “VERILINDORËT”/ Flet mesfushori Gavazaj: Ja pse firmosa me Kukësin

Delo.autor

TJETËR PROVË E KALUAR NGA BROJA/ Sulmuesi i Shqipërisë dominon dhe shënon me Vitesen

Delo.autor

Leave a Comment