Futboll Seria A Sport

ANALIZA E CAPELLOS/ RONALDO ka stimuluar rivalët, INTERI është anti-Juve…

Në muajin maj, Fabio Capello e kishte parashikuar që Cristiano Ronaldo do të largohej nga Real Madrid, vetëm se nuk kishte arritur të gjente destinacionin. Ish-trajneri i Realit, por edhe Milanit, pati thënë se portugezi preferonte të kthehej te Manchester United, por në fund ai zgjodhi sfidën e re me Juventusin.

Pikërisht për impaktin që superylli i futbollit botëror do të ketë te bardhezinjtë dhe gjithë kampionati italian, Capello folli në një intervistë për të përditëshmen torineze “Tuttosport”. “Juventus nuk është përforcuar vetëm vetë si skuadër, por ka bërë të njëjtën gjë me gjithë Serie A. Përveç se tanimë janë më të fortë për të fituar titullin kampion dhe Champions League, bardhezinjtë kanë stimuluar edhe konkurrencën me këtë prurje”, tha italiani.

Pavarësisht se Juve tani ka një armë shumë të fuqishme për këtë sezon, Capello beson se një skuadër në veçanti mund t’i bëjë ballë, dhe ajo është pikërisht Interi. “Jam shumë i intriguar nga Lautaro Martinez, deri tani ka vërtetuar se di të bëjë gjëra interesante. Spalletti ka në dispozicion të tijin lojtarë që garantojnë një numër të rëndësishëm golash. Mendoj që zikaltrit do të jenë kundërshtarët më të mëdhenj të Juves për titullin këtë sezon”, thotë Capello.

Por fjalët e mira në prag të nisjes së sezonit të ri, Capello i ka edhe për ish-skuadrën e tij, Milan, me të cilën ka fituar edhe Champions League në atë fitore historike 4-0 ndaj Barcelonës në vitin 1994. “Blerja e Higuain është një goditje e madhe dhe më pëlqen shumë edhe Caldara”, u shpreh Don Fabio, i cili gjithashtu shtoi se kolegut të tij Carlo Ancelotti duhet t’i jepet pak kohë për të rregulluar gjërat te Napoli.

Related posts

Inter gati për goditjen e madhe, Spalletti telefonon ‘yllin’ e Belgjikës

Q.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Sulmuesi Sanxhez realizon 2 gola në 10 mintua ndaj Sampdoria-s (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Masa të rrepta sigurie në SERBI, huliganët bëhen GATI për SHAQIRIN

Isa.Autor

Leave a Comment