Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do t’i bëjë ballë tundimeve për t’i zgjedhur lojtari më të ri dhe do të provojë të qëndrojë besnik ndaj shumicës së lojtarëve të tij që i kishte zgjedhur për skuadrën në Rusi për Kupën e Botës, raporton Sky Sports.
Të enjten, Southgate do ta bëjë zyrtare listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjes e Ligës së Kombeve. Ata do të ndeshen me Spanjën më 8 shtator dhe pastaj do të luajnë një ndeshje miqësore kundër Zvicrës më 11 shtator.
Më herët spekulohej se trajneri i Anglisë do të zgjedhtë disa lojtarë më të ri të talentuar për këto ndeshje, duke i lënë jashtë kështu yjet e Kombëtares të cilët i ndihmuan Anglisë të arrinte deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Disa nga lojtarët që thuhej se do të zgjidheshin ishin Phil Foden, Ryan Sessegon dhe Jadon Sancho.
Megjithatë, tani duke se Southgate do të qëndrojë besnik ndaj skuadrës që i ndihmoi atij në Kupën e Botës, ndërsa lojtarët të cilin ishin në listën e pritjes raportohet se janë shumë të zemëruar me këtë vendim të trajnerit të tyre.
Ndërsa, sulmuesi i Leicesterit, Jamie Vardy, dhe mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, e kanë bërë dje zyrtare pensionimin e tij, pasi që, sipas tyre, ata e kishin të qartë se trajneri dëshironte t’i jepte më shumë hapësirë talenteve të rinj dhe për këtë arsye ata mendonin se tani ishte koha e duhur që ata të largohen nga Kombëtarja e Anglisë.
Ndërsa, qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Jones, nuk do të jetë në dispozicion për këto dy ndeshje, përkundër faktit që ai kishte qenë pjesë e skuadrës së Kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës. Por, ai u lëndua gjatë ndeshjes të së hënës kundër Tottenhamit.
