Futboll Premier League Sport

Lojtarët e Man Unitedit besojnë se Mourinho është vetëm një humbje larg shkarkimit

Lojtarët e Manchester Unitedit besojnë se trajneri i tyre, Jose Mourinho, do të shkarkohet nëse nuk arrin të sigurojë fitore të dielën kundër Burnleyt, raporton The Daily Mail.
Humbja në ndeshjen kundër Tottenhamit në shtëpi të hënën e ka vënë në dyshim pozitën e trajnerit portugez të “Djajtë e kuq”, dhe thuhet drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, është i gatshëm ta lë Mourinhon të shkojë.

Mundësia e largimit të trajnerit Jose Mourinho thuhet se është diskutuar edhe në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve, pasi që spekulimet se ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mund ta zëvendësojë portugezin e kanë tërhequr vëmendjen e lojtarëve të Manchester Unitedit.

Megjithatë, bordi drejtues i Manchester United do të vazhdojë ta mbështesë trajnerin e skuadrës, Jose Mourinhos, përkundër humbjes me rezultat 3-0 kundër Tottenhamit, pasi që ata ishin të kënaqur me performancën e “Djajve të kuq” në pjesën e parë të ndeshjes, raporton The Guardian.

Skuadra e Mourinhos do të përballet me atë të Burnleyt të dielën dhe pastaj do te ketë një pushim të shkurtë për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Nëse nuk ndodh asgjë e tmerrshme gjatë kësaj kohe, Mourinho nuk pritet të shkarkohet.

Related posts

“JEMI FAVORITË DHE LUAJMË TË QETË NË NDESHJEN E KTHIMIT”/ Sulmuesi Cara: Merituam gjithçka, fitorja për…

Delo.autor

Lacio prezanton fanellën e re, Strakosha prezanton shqiponjën (FOTO)

Isa.Autor

TALENTI ITALIAN/ Barella, “ylli” i Cagliarit pëleqehet nga MILANI, në janar pritet…

Isa.Autor

Leave a Comment