Futboll Premier League Sport

Arsenali në pikiatë/ Shtypi anglez “mbyt” me kritika Xhakën e Ozilin, ishin katastrofë…

Me largimin e Arsen Venger shumë tifozë të Arsenalit besuan se skuadra e tyre do të rikthehej së pretenduarit për titullin e Premier League. Por, fillimi i sezonit me dy humbje të njëpasnjëshme ndaj rivalëve direkt i ka shuar menjëherë shpresat e tyre.

Pritja 12-vjeçare për një kampionat ka bërë të vetën dhe tensioni te fansat e “topçinjve” janë bërë shumë vokal me kritikat e tyre në mediet sociale, ndërsa tani atyre i është bashkuar dhe shtypi britanik, që pas humbjes 3-2 ndaj Çelsit në “Stamford Bridge”, i është vërsulur një nga një lojtarëve të ekipit londinez, si dhe pa kursyer teknikun spanjoll Unai Emeri.

Gazeta më e shitur në Angli “Daily Mail” u tregua e pamëshirshme me notat pas ndeshjes. Vlerësimin me të dobët e ndanë Mesut Ozili me Granit Xhakën, që morën 4.5 “Një pasagjer”, shkruhej për Ozil, ndërsa për Xhakën: S’di të ndalojë topin, s’i ndahet kartonëve të verdhë dhe u zëvendësua që në pushim të pjesëve, o Zot.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes zyrtarizon “pilotin e dytë”, ja cili është kolegu i Hamilton (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Superklasikja River-Boca, 6-vjeçari shet lodrat për të shkuar në “Monumental” (VIDEO)

Isa.Autor

Skedina e ‘sigurt’ për sot, ja 5 ndeshjet që iu bëjnë me para

Q.Autor

Leave a Comment