Futboll Kosova Shqipëri Sport

GOL DHE ASISIT NË KUPË/ Sulmuesi Muriqi udhëheq Fenerbahçen në Turqi (VIDEO)

Fenerbahçe fitoi mbrëmjen e sotme sfidën ndaj Istanbulspor, me shifrat e thella 4-0, ndeshje e vlefshme për turin e 1/16-ave në Kupën e Turqisë.

Në mbrëmjen e sotme, protagonist ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Shtatlarti dhuroi asistin te goli i dytë i turqve, shënuar nga Kadioglu në minutën e 16-t, i cili u nxorr me portën e boshatisur nga sulmuesi.

Ndërkohë, në minutën e 71-të, Muriqi shënoi edhe vetë, ku pasi u shërbye nga Turuc, nuk e pati të vështirë që nga brenda zone të shtyjë topin në rrjetë. Me këtë fitore Fenerbahçe hedh një hap të rëndësishëm drejt turit tjetër, por duhet pritur edhe ndeshja e kthimit.

Related posts

Ecuria ‘e frikshme’ e Cityt në kampionat, Jesus qëndron në këmb në tokë

Q.Autor

BEFASON GUARDIOLA: Shumë persona përdorin forcën tonë ekonomike për të…

Isa.Autor

GODIJTE E RËNDË PAS BARAZIMIT NË ANDORRË/ Alban Bushi: 2-3 lojtarë nuk dhanë maksimumin, por duhej ta…

Delo.autor

Leave a Comment