Futboll Sport

ATLETIKË/ SMAJLAJ synon historinë, kërkon MEDALJEN e tretë të ARTË

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj përfundon sot aktivitetin e tij në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Berlin të Gjermanisë që përfundon në datën 12 gusht. 25-vjeçari është kualifikuar në finale e kërcimit së gjati ku do të kërkojë të mbrojtë medaljen e artë të fituar nëj vit më parë në Beograd. Gjatë fazës paraprake ai regjistroi provën 7m e 71cm e cila e lejoi të kualifikohej direkt në finalen e sotme.

Atleti shkodran ka dhënë lajmin se kanali RTSH Sport do të transmetojë finalen.“Sot mund të më ndiqni live në finalën e ‘Kampionatit Europian ne Berlin’ në RTSH Sport, ora 19.40.

Shpresoj të kem vemendjen e mbeshtetjen tuaj, dhe të arrij më të mirën e mundshme! Ju faleminderit!”

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i finales së Championsit, ja emri i besuar

Delo.autor

Arsenali me dy transferime bombë në janar, Aubameyang dhe Mkhitaryan

Q.Autor

E FUNDIT/ Marrëveshje e mbyllur: Kucka rikthehet në Seria A

Delo.autor

Leave a Comment