Futboll La Liga Sport

BARÇA NË FESTË/ Drejtori sportiv i katalanasve flet për TRANSFERIMIN E POGBAS

Eric Abidali, drejtor sportiv i Barcelonës, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.

Disa ditë më parë është raportuar se Paul Pogba është takuar me Abidalin për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm për në Barcelonë. Që atëherë, agjenti i Pogbas është takuar me drejtuesit e klubit anglez për t’i bindur që ta shesin francezin.

“Nuk dua të flas për lojtarë të cilët nuk janë pjesë e klubit tonë. Nuk mund të komentoj këtë gjë”, ka thënë ai.

Abidali u emërua drejtor sportiv i Barcelonës, duke e zëvendësuar Roberto Fernándezin, në qershor të këtij viti. Thuhet se ai e mori këtë pozitë për të tërhequr më shumë lojtarë francez drejt klubit katalanas.

Related posts

Raul: I sigurt, Real Madrid do të fitojë kundër Liverpoolit

Sadik.Autor

Letra prekëse për Astorin: “Më prit kur të vijë ora ime”

Q.Autor

SULMON ASHPËR INFANTINO-n/ Presidenti i La Ligas: Kjo është arsyeja pse kërkon që Botërori të zhvillohet çdo dy vite

Delo.autor

Leave a Comment