Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ I zhdukur nga Laçi, sulmuesi tund rrjetën me përfaqësuesen e Liberisë (VIDEO)

Te Laçi nuk e shohin në fushë që prej ndeshjeve të fundit të sezonit të kaluar. Por Van Dejv Harmon është shfaqur sot si golashënues me përfaqësuesen e tij. Sulmuesi i zhdukur nga kurbinasit prej muajsh, duket se nuk është më i dëmtuar, siç rezultonte në verë kur mbeti jashtë ndeshjeve të rëndësishme të Europës.

Ai ishte në grumbullim me përfaqësuesen e vendit të tij, Liberinë, në ndeshjet e shtatorit, por nuk ka qenë i grumbulluare me Laçin, duke u bërë një objekt misterioz për klubin i cili ka ruajtur heshtjen rreth tij. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur që të kthehet përsëri në fushë sot me Liberinë dhe të shënojë në kualifikueset e Botërorit.

Harmon ishte titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në shtesën e pjesës së parë të ndeshjes kundër Kepit të Gjelbër. Por skuadra e tij nuk arrit të ruante këtë rezultat dhe u përmbys në fraksionin e dytë të lojës nga miqtë, në ndeshjen e cila u luajt në Ganë për shkak të situatës politike në Liberi.

Tashmë mbetet të shihet nëse Harmon do të kthehet përsëri te laçi pas kësaj aventure me kombëtaren, apo do të qëndrojë përsëri larg kurbinasve, në një situatë që bëhet gjithnjë e më e mistershme rreth këtij sulmuesi.

Related posts

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Q.Autor

“MË TELEFONONTE KUR HUMBJA, KUR FITOJA KURRË”/ Murinjo zbulon bisedat me Maradonën

Delo.autor

DY OFERTA DHE BARCELONA NË MES/ Veterani spanjoll në mëdyshje për të ardhmen te katalanasit

F.autor

Leave a Comment