Futboll Sport

BARCELONA NË ALARM/ Paris Saint-Germain kontakton yllin e KATALANASVE

Merkato e Premier League është mbyllur, por deri në fund të muajit do të vazhdojë lëvizja e lojtarëve nga njëra anë në tjetrën. Një nga këto lëvizje mund të jetë ajo e Ousmane Dembele, nëse PSG vihet në lëvizje për të, theksohet në Francë.

Media franceze “Paris United” ka shkruar se “PSG ëndërron Dembele” dhe shton në informacionin e saj se drejtori sportiv i ekipit francez, Antero Hernandez, ka kontaktuar personalisht me futbollistin francez për t’i transmetuar qëllimet e PSG dhe për t’i thënë që e duan si një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Informacioni flet më shumë për një bashkim midis Henrique dhe Dembele me mbështetjen e plotë të sheikut Nasser Al Khelaifi që ky operacion të kryhet.

“Paris United” flet gjithashtu për rëndësinë e trajnerit Thomas Tuchel. Tekniku i ri PSG e kishte Dembele tek Borussia Dortmund dhe futbollisti ruan kujtime shumë të mira nga tekniku, për të cilin do të ishte një element i rëndësishëm.

Related posts

SKANDAL/ Presidenti i Besëlidhjes ofendon albitrat në miqësoren ndaj Vllaznisë, njëri prej tyre braktis takimin

F.autor

CAHMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Laimer, Szoboszlai ndëshkon Manchester City-n (VIDEO)

Delo.autor

MORATA E PRANON/ E mendova kthimin në SERIE A, doja të luaja me skuadrën e…

Isa.Autor

Leave a Comment