Futboll Sport

MERR FUND DILEMA/ VIERA zbulon PËRFUNDIMISHT të ardhmen e BALOTELLIT

Merkato ka “braktisur” Mario Balotelli dhe qëndrimi i tij te Nice është gjithmonë e më shumë real. Në orët që Olympique Marseille ka braktisur përfundimisht “SuperMario”, edhe për fjalët e thëna nga trajneri Rudi Garcia (“Balotelli nuk është në planet tona”), e ka marrë fjalën trajneri i Nice, Patrick Vieira, që të paktën ka bërë të ditur se qendërsulmuesi do të jetë pjesë e ekipit të tij edhe për sezonin e ardhshëm.

E dhëna e parë ka qenë fakti që ekipi ka publikuar numrat për sezonin e ardhshëm dhe fanella me numër 9 i është besuar Balotelli. Merkato në Francë do të mbyllet më 31 gusht, kësisoj kurrë mos thuaj kurrë, por nëse është e vërtetë se nuk do të ketë surpriza, Vieira tha: “Balotelli duhet të ambientohet me situatën dhe të respektojë rregullat.” Pra, nuk tolerohen sjellje të parregullta apo vonesa në stërvitje si ndodhi në ditën e parë të grumbullimit.

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Trajneri i Kroacisë: Ishim afër një rezultati të madh dhe…

Delo.autor

REAGIMI I FORTË/ “ÇËSHTJA OZIL” shkakton tension në Berlin, nisin protesta masive

Isa.Autor

ARRIN AKORDIN ME LAZION/ Kumbulla ekzalton tifozët e ekipit të ardhshëm: Eja të luajmë Championsin

Delo.autor

Leave a Comment