Futboll Ligue 1 Sport

DONNARUMMA NIS AVENTURËN NË PARIS/ Ish-trajneri: PSG falimenton po nuk fitoi

Dita e parë e punës për Xhanluixhi Donarumën në Paris. Portieri italian zbarkoi ditën e enjte në klubin e ri, PSG, ku u takua me shokët e rinj të skuadrës dhe trajnerin Mauricio Poçetino. Pas vizitave mjekësore që numri 1 i Italisë i kaloi gjatë Europianit, 22- vjeçari firmosi kontratën 5- vjeçare në “Parc des Princes” nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro (12 milionë në vit).

Sigurisht që nuk janë shifra të ekzagjeruara për PSGnë, duke qenë se ai firmosi me parametër zero pas skadencës së kontratës me Milanin. “Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Ndihem gati për t’u përballur me këtë sfidë të re e për të vijuar procesin tim të përmirësimit.

Me Parisin dua të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’u dhuroj gëzim tifozëve”. Pastaj vijnë fjalët e presidentit Naser Al-Khelaifi: “Jemi të lumtur që i urojmë mirëseardhjen Xhanluixhi Donarumës. E urojmë për fitoren e Europianit dhe çmimin e lojtarit më të mirë të turneut”.

PARALAJMËRIMI – Një fushatë transferimesh që nuk lë vend për interpretime. PSG e nis sezonin e ri për të fituar gjithçka, nga Liga e Parë deri te Champions-i, objektivi i vërtetë i klubit. Dhe nëse nuk do t’ia dalin as këtë vit, nuk do të kenë më justifikime. Kështu mendon edhe ish-trajneri i njohur i tyre, Luis Fernandez, i cili për “L’Equipe” thotë me humor se nëse nuk do të fitojnë, atëherë është më mirë që të shpallin falimentin:

“Mendoj se PSG nuk do të ketë probleme të fitojë kampionatin këtë vit. Nëse nuk do ta fitonte këtë sezon me atë që kanë shpenzuar, duhet të shpallin falimentin. Por duke i lënë shakatë mënjanë, mendoj se ambienti do ta lërë Poçetinon dhe stafin e tij të punojë i qetë, ndryshe nga sa bëri me Tuhelin”.

Related posts

MILAN-BENFICA/ Super Donnarumma, tregon pse vlen 60 milion euro (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Mbrojtja “bardhezi” e çmontuar, Zapata shtang Sarrin (VIDEO)

Delo.autor

NË HETIM PËR FALIMENTIM/ Ferrero rrëfen nga burgu: Kisha gjakderdhje nga hunda dhe presion të lartë arterial

Delo.autor

Leave a Comment